Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U dështuan 2 transferimet e mundshme, klubi i Lazio-s ngre akuza për sabotim dhe denoncon rastin në polici (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
U dështuan 2 transferimet e mundshme, klubi i Lazio-s ngre akuza për
Angelo Fabiani

Klubi i Lazios ka kryer një denoncim në polici, i cili lidhet me sabotimin e mundshëm të tregut të transferimeve. Sipa klubit disa nga negociatat kamë dështuar, për shkak se një menaxher i njohur u ka folur negativisht futbollistëve si fillim për klubin, më pas stafin drejtues edhe gjithë skuadrën.

Ndërkohë që për futbollistët që klubi pretendon se është ndërhyrë nga palët e 3-ta, janë Ruben Loftus-Cheek dhe Lazar Samardzic.

Denoncimi nga ana e klubit nuk erdhi dhe aq papritur pasi drejtori sportiv i Lazios, Angelo Fabiani gjatë një deklarate për shtyp e tregoi se do të merrte masat e nevojshme për të gjitha situatat e ndodhura deri më tani.

"Së shpejti do të paraqes një ankesë në lidhje me disa ngjarje shumë të çuditshme që ndodhën gjatë marrëveshjes me Taylor. Meqenëse punoj për të mirën e klubit, do të ndërhyj dhe do ta raportoj personalisht këtë në Prokurorinë Publike dhe Federatë.

Ky fluks njerëzish që kërkojnë të përfitojnë duhet të ndalet. Nuk mund të shantazhohem dhe historia ime e konfirmon këtë. Do të vazhdoj në rrugën time. Për sa kohë që kam besimin e klubit dhe të familjes Lotito, Lazio nuk do të mashtrohet” ka thënë drejtori Fabiani.

Poll

Lexo gjithashtu