Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Mund të kishim fituar”, Allegri: Penalltia na ndryshoi rrjedhën e lojës

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund të kishim fituar”, Allegri: Penalltia na ndryshoi
Massimiliano Allegri

Milan dhe Roma nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në “Stadio Olimpico”. Pas kësaj sfide ka folur Massimiliano Allegri, i cili nënvizoi se penalltia ndryshoi rrjedhën e ndeshjesh pasi kuqezinjtë do të kishin fituar.

Por gjithsesi vlerëson pikën e marrë në një transfertë të vështirë ndaj një kundërshtari si Roma dhe për të është pozitive.

“Mendoj se shtatë ose tetë minutat e para ishin të mira, pastaj Roma na ushtroi presion dhe u bë më e shpejtë në fitimin e topit të dytë, dhe ishin të rrezikshëm me pasime vertikale.

Mike Maignan bëri një punë të shkëlqyer dhe na mbajti në lojë me disa pritje shumë të rëndësishme.

Në pjesën e dytë, ne u përmirësuam teknikisht, dhe Roma humbi disi intensitetin. Pasi morëm epërsinë, dukej se ndeshja po shkonte në favorin tonë, por raste të tilla mund të ndodhin.

Ne largohemi me një rezultat pozitiv sepse sigurimi i një pike në Olimpico në këtë fazë të sezonit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Pas golit, ne po mbroheshim mirë, por penalltia erdhi në një moment që ndryshoi gjithçka.

Kisha një ndjesi paraprake se shënimi i golit tonë të dytë ishte më i lehtë sesa shënimi i golit të barazimit nga Roma”, ka theksuar trajneri.

Poll

Lexo gjithashtu