Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova i cili luan për Juventusin po i rikthehet sërish historive dhe kritikave të vjetra. Duke cekur këtu se sulmuesi edhe tani në sezonin e ri nuk po merr shumë minuta në fushë nga trajneri Luciano Spalletti.
Në një kohë kur kampionati italian sa vjen e bëhet edhe më itensiv, mungesa e Zhegrovës sigurisht që është vënë re jo vetëm nga tifozët shqiptarë. Megjithatë sulmuesi, Jonathan David i ka dal në krah shokut të skuadrës.
Në një deklaratë të dhënë për mediat, David është shprehur se edhe pse Zhegrova ka probleme shëndetësore, ka ende shumë për t’u dhënë dhe për t’u parë nga ai si lojtar.
“Edon Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike, ende nuk e keni parë se çfarë mund të bëjë”, ka thënnë sulmuesi.
E sa i takon Serisë A, “Zonja e Vjetër” do të përballet nesër më Napolin në orën 18:00 dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri Spalletti do ta përzgjedhë si titullar ose jo.
