Juventus
Pas humbjes së beftë ndaj Cagliarit, Juventusi është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë ndaj Napolit, 3 – 0 në “Allianz Stadium”.
Dominimi i bardhezinjve ishte i dukshëm në numra të përgjitshëm, përtej rezultatit “dërrmues”. Golin e parë e shënoi David në minutën e 22’.
Në pjesën e dytë, torinezët e gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera, konkretisht me Yildiz (77’) dhe Kostic (86’).
Pas kësaj fitoreje, Juventusi grumbullon 42 pikë, vendi i 5-të në Serie A, 10 më pak se Interi kryesues. Interesante është se në 11 ndeshje të zhvilluar këtë sezon në “Allianz Stadium”, Juvja nuk ka asnjë humbje, 7 fitore dhe 4 barazime.
Poll
