Lecce dhe Lazio nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në sfidën e cila ishte e vlefshme për javën e 22-të të Serie A. Një pikë shprese për skuadrën e Ylber Ramadanit, të cilët pas 4 humbjesh arrijnë të barazojnë.
Padiksutim që futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës. Paraqitja e tij fantastike, ndihmoi ekipin të merrte 1 pikë ndaj Lazios.
Shqiptari bëri 7 ndërhyrje si dhe fitoi 10 herë topin, ndërsa kompletoi 39 pasime nga 44 të tentuara dhe kështu nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.9.
Për këtë mesfushori kuqezi u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”. Një çmim që Ramadani e ka fituar disa herë në këtë sezon në kampionat.
Ramadani è il Panini player of the match di #LecceLazio ???? pic.twitter.com/vRGJAw80Jb
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) January 24, 2026
