Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ylber Ramadani largohet nga Lecce? Mesfushori një hap larg firmosjes së kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
Ylber Ramadani largohet nga Lecce? Mesfushori një hap larg firmosjes
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani me shumë gjasa do të vazhdojë të qëndrojë te Lecce.  Drejtuesit janë të kënaqur me shqiptarin dhe prej ditësh kanë diskutuar mes tyre për zgjatjen e bashkëpunimit.

Lideri i Kombëtares shqiptare është një element kyç në formacionin e italianëve, ku Eusebio Di Francesco i ka besuar “çelësat” e mesfushës. Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se negociatat mes palëve janë drejt fundit dhe mes tyre është arritur akordi për rinovimin.

Kështu lojtari është gati të firmosë kontratën e re dhe të konkretizojë qëndrimin e tij te Leçe. Kontrata mes tyre pritet të jetë 1 vjeçare dhe në këtë mënyrë, Ramadani do të jetë protagonist me italianët edhe për një sezon tjetër, teksa zyrtarizimi mbetet çështje ditësh.

Poll

Lexo gjithashtu