Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ “Kokë më kokë” me Ernest Muçin, Juventusi heq dorë nga sulmuesi i Fenerbahces

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Kokë më kokë” me Ernest Muçin,
Youssef En-Nesyri

Sulmuesi Youssef En-Nesyri nuk do të transferohet te Juventusi. Edhe pse u tha se palët kishin rënë dakord, kërkesat e “tepruara” dhe dyshimet e marokenit kanë prishur gjithçka.

Ka qenë vetë drejtori i “Zonjës së Vjetër Giorgio Chiellini, i cili ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve është prishur. Më tej, legjenda e Juves ka treguar edhe arsyen. “Situata është mjaft e qartë.

Ne folëm me lojtarin dhe ai shprehu dyshime në lidhje me strukturën e marrëveshjes. Ne nuk mundemi dhe nuk duam ta blejmë atë menjëherë, kështu që për momentin, negociatat kanë mbaruar për ne”, tha Chiellini për “Sky Sport Italia”.  

Gjatë këtij sezoni në Superligën turke, En-Nesyri e ka gjetur golin në 7 rast, ndërsa sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi, ka 8 finalizime me Trabzonspor.

 

Poll

Lexo gjithashtu