Yousseff En-Nesiry
Yousseff En-Nesiry do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Sulmuesi do të mbyllë aventurën e tij me Fenerbahce për t’u transferuar te “Zonja e Vjetër” në formë huazimi.
Për këtë huazim, Juventus do të shpenzojë 5 milionë euro. Ndërkohë që në fund të sezonit do të ketë të drejtën e blerjes, duke shtuar edhe 22 milionë euro të tjerë.
Kujtojmë se 28-vjeçari maroken luan te Fenerbahce prej korrikut të 2024. Më herët ai ka luajtur në Spanjë dhe Marok, me ekipe si Sevilla, Leganes, Malaga, AM Football dhe MAS Fes.
Poll
