Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I jepet fund dyshimeve, Milani dhe “gardiani” i portës arrijnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
I jepet fund dyshimeve, Milani dhe “gardiani” i portës
Mike Maignan

Portieri i Milanit, Mike Maignan ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi përflitej shumë nëse do ta vijonte rrugëtimin e tij ose jo me ekipin “kuqezi”. Ndërsa së fundmi kanë marrë përgjigje edhe spekulimet dhe dyshimet e shumta.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano klubi kuqezi dhe portieri francez kanë arritur një marrëveshje verbale për nënshkrimin e një kontrate deri në qershor të vitit 2031.

Një marrëveshje e cila parashikon një pagë fikse prej 5 milionë eurosh plus 2 milionë euro shtesa siç është planifikuar, hapa zyrtarë do të ndiqen përpara nënshkrimeve së shpejti.

Pas një periudhe tensionesh mes Milanit dhe Maignan, gjërat në raportet mes palëve duket se janë qetësuar teksa kohët e fundit palët zhvilluan bisedime mes tyre. 

Në median italiane është folur shpesh për një ofertë të re të bërë nga Milani në drejtim të Maignan për një pagë 7 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset dhe mesa duket tani marrëveshja më në fund është arritur  dhe kontrata e re pritet të nënshkruhet në javën e parë të shkurtit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu