Milan u përball dje me Romën, në një duel i cili u mbyll me barazim në shifrat 1-1. Ndeshja mes 2 skuadrave ishte e vlefshme për javën e 22-të të Seria A.
"Kuqezinjtë" u duk sikur po bënin mirë me golin e avancës që shënuan në minutën e 62-të, por ajo që ndryshoi rrjedhën ishte penalltia e Pellegrinit e cila në minutën e 74-të vendosi dhe balancën mes 2 skuadrave.
Ndërsa për golin e rivalëve fituar sigurisht nga penalltia, ka reaguar edhe portieri i Milanit, Mike Maingan. Sipas tij penalltia e dhënë nuk ishte e drejtë duke gjykuar kështu edhe vendimin e arbitrit, përprekjen me dorë të Bartesgahut.
Ndër të tjera Maingan kritikoi arbitrin duke thënë se një penallti e dytë duhet të ishte gjykuar edhe për rastin e Pulisic.
“Në pjesën e dytë, patëm një shans për të shënuar dhe ia dolëm, është për të ardhur keq për penalltinë.” Çfarë mund të bëjë Bartesaghi, të presë krahun? Ai mund të kishte gjykuar një penallti të dytë ndaj Pulisic”, është shprehur portieri.
