Lorenzo Venturino
Lorenzo Venturino është futbollisti më i ri i Romës. Sulmuesi 19-vjeçar është larguar nga rivalët e kampionatit, Genoa, për të nisur një aventurë të re me kryeqytetasit.
Ai do të jetë në formë huazimi, deri në fundin e këtij sezoni, më saktë deri më 30 qershor. Ndërkohë që klubi i Romës ka të drejtën edhe të blerjes përfundimtare në fund të këtij huazimi.
Venturino cilësohet si një nga talentët më premtues të futbollit italian. Roma në krahun tjetër, mendon se ka bërë përforcimin ideal për të arritur objektivat sezonal.
Poll
