Klubi i Fiorentinës ka bërë të ditur se pas vdekjes së presidentit, Rocco Commisso, zyrtarisht pasuesi do të jetë djali i tij, Giuseppe Commisso.
Ky i fundit ka ndjekur nga afër edhe sfidën e luajtur dje mes Fiorentinës dhe Comos e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Italisë.
Ndërsa për postin e ri, Giuessepe u shpreh shumë mirënjohës dhe i përkushtuar për të çuar përpara trashigiminë e babait dhe misionin e tij për ta parë ekipin e Fiorentinës sa më lart.
“Është një nder i madh për mua të marr presidencën e Fiorentinës. Jam thellësisht i përkushtuar për të çuar përpara trashëgiminë e babait tim dhe vizionin që ai ka ndërtuar për Fiorentinën.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të forcuar Klubin, në respekt të plotë të vlerave të tij, historisë së tij dhe lidhjes së tij me qytetin dhe mbështetësit e tij, ashtu siç ka bërë babai im deri më sot", u shpreh Giussepe.
Megjithatë përveç tij, bordi i drejtuesve ka emëruar edhe Mark Stephan si drejtor ekzekutiv dhe Alessandro Ferrari si drejtor të përgjithshëm.
