Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Como i "pamëshirshëm" ndaj Torinos së Ismajlit, Lecce e Ramadanit nuk e gjen dot rrugën për tek rrjeta e rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Como i "pamëshirshëm" ndaj Torinos së Ismajlit,
Como

Java e 22-të në Seria A ka mbyllur edhe 3 duelet e llogaritura për sot, ndeshje të cilat dhuruan në total 9 gola.

Como ishte i “pamëshirshëm” në përballjen me Torinon e Ismajlit, pasi loja u mbyll me shifrat 6-0. Që në pjesë të parë u shënua gola falë Douvikas në minutën e 8-të dhe në të 16-tën godet sërish saktë dhe Baturina.

E nën “vrullin” e golave shkoi edhe pjesa e dytë me 4 aksione seri të finalizuara në gola, kjo falë Da Cunha, Douvikas, Kuhn dhe goditja e fundit e cila u dhurua në minutën e 76-të falë Caqueret.

Po aq mirë ka bërë edhe Cagliari i cila luajti në transfertë me Fiorentinën, me një duel i cili u mbyll me shifrat 2-1. Në pjesën e parë u shënua një gol nga Cagliari, në minutën e 31-të falë Kiliscoy. Duke qenë kështu edhe goli i fundit për 45-minutëshin e parë.

Edhe në pjesën e dytë skuadra mbajti ritmin duke shënuar golin e radhës, me goditjen e mirë të Palestra në minutën e 47-të.  Nga ana tjetër Fiorentina shënoi njëherë por e pamjaftueshme që të ndryshonte fatin e lojës.

Nga Lecce e Ramadanit dhe Lacio sigurisht që pritej shumë, por të dyja skuadrat dolën nga fusha pa triumf në shifrat 0-0, pasi asnjëra nuk e gjeti dot rrugën për tek porta e rivalëve.   

Poll

Lexo gjithashtu