
Milan ka arritur të firmos me objektivin e tyre madhor në këtë merkato vere Charles De Ketelaere. Klubi bën me dije se Ketelaere do jetë pjesë e Milan deri në qershor të vitit 2027. 21 vjeçari i kombëtares belge ka kryer me sukses testet mjkesore ditën e sotme dhe ka hedhur firmën mbi kontratë.
Lojtari me tipare sulmuese i cili është aktivizuar si mesfushor qendre është një prodhim 100% i akademisë të Club Brugge. Ai ka një total prej 120 ndeshjesh të luajtura me ekipin e parë ku ka arritur të shënoj 25 gola. Sezonin që lamë pas ai arriti ta mbyllë me 18 gola të shënuar.
Galeria fotografike ()
Poll