Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Nuk është në planet e drejtuesve, por Torino do të blejë nga Interi kartonin e Kristjan Asllanit! Lideri i Kombëtares bëhet “kokë turku” (SKENARI)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nuk është në planet e drejtuesve, por Torino do
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është një nga futbollistët shqiptar më të përfolur në këtë merkato vere. Kjo pasi e ardhmja e mesfushorit është e paqartë dhe ende nuk dihet se ku do të luajë gjysmën e dytë të sezonit.

Aktualisht është i huazuar te Torino nga Interi, por e ardhmja e tij nuk është te asnjëra skuadër. prej javësh tashmë është në pritje të ofertave, por së fundmi sipas mediave italiane duket se ngjarja do të marrë një tjetër rrjedhë.

Mësohet se Torino do të blejë kartonin e liderit të Kombëtares nga Interi, por gjithsesi nuk do të qëndrojë te torinezët. Drejtuesit mendojnë ta bëjnë “kokë turku” dhe sipas “skenarit” të tyre ta shkëmbejnë me një futbollist të Fiorentinës.

Te Torino janë të interesuar për mbrojtësin Luka Raineri dhe fakti që lojtari kushton shumë ka bërë që drejtuesit të ofrojnë Kristjan Asllanin plus para për të siguruar shërbimet e tij. Nga ana tjetër siç dihet skuadra “vjollcë” ka interes për shqiptarin dhe ky skenar mund të realizohet. Por që diçka e tillë të ndodhë, duhet fillimisht Asllani të japë “OK’ e tij .

Poll

Lexo gjithashtu