Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAZAKONTË/ SERIE A lë “nam”, rikthen Paolo Maldinin në fushë ndërsa “harron” Daniel-in (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
E PAZAKONTË/ SERIE A lë “nam”, rikthen Paolo Maldinin
Paolo Maldini

Merkatoja e janarit ka sjell surpriza dhe lëvizje të cilat kanë bërë mjaft bujë. Megjithatë ndryshe nga çdo “zhurmë” e cila lidhet me të papriturat që sjellin dinamikat e futbollit, ajo e klubit të Lazios ka shumë nota humori.

Bëhet fjalë për kalimin e djalit të Paolo Maldinit, Daniel Maldini i cili u bë pjesë e Lazios. Por faqja zyrtare e SERIE A bëri një ngatrresë duke vendosur emrin e Paolo Maldini si transferta e kryer nga Atalanta tek Lazio.

Ndjekësve të faqes nuk iu ka shpëtuar asgjë dhe mënjeherë kanë nisur me komentet ironike duke shkruar: Në rregull është pak i moshuar, por Paolo Maldini na pëlqen si pasardhës i mundshëm i Romagnolit.

Megjithatë reagimi nga ana e përgjegjësve të cilët administrojnë faqen e SERIE A, ka qenë mënjehërshëm dhe kanë rregulluar gabimin e bërë.

E PAZAKONTË/ SERIE A lë “nam”, rikthen Paolo Maldinin
Njoftimi i bërë nga SERIE A

 

Poll

Lexo gjithashtu