Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone ka lëshuar një sinjal të qartë për klubt e Serie A. Tekniku argjentinas ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer një ditë në kampionatin italian ku më parë ka luajtur për Lazio e Inter, ndërsa ka drejtuar si trajner edhe Catanian.
“Kur do të rikthehem në Serie A? Nuk i dhashë vetes një afat kohor, por e kam këtë ide në kokën time për t'u rikthyer në Itali. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, kam mësuar shumë nga futbolli italian edhe kur drejtova Catanian. Shpresoj të kthehem një ditë sepse e dua futbollin italian”, deklaroi Simeone për Sky.
Simeone vijon të thyejë rekorde si një nga trajnerët më jetëgjatë në një klub teksa drejton Atletico Madrid që prej vitit 2011 në 672 ndeshje duke sjellë një epokë të artë për klubin me 9 trofe të fituar deri tani. 53-vjeçari ka edhe 3 vite kontratë dhe është më i paguari në botë ndaj mbetet të shihet e ardhmja e tij.