
Zvicra vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, teksa ditën e sotme do të përballet me Portugalinë për nëj biletën në çerekfinale, takim që nis në orën 20:00. Në konferencë për shtyp, për krahë trajneri Murat Yakin, Xhaka iu rikthye edhe një herë suksesit përballë Serbisë:
“Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”, u shpreh Xhaka duke u ndalur më pas tek dueli me Portugalinë:
“Kur kemi nisur këtë aventurë nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtur për gjithëka kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq. Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, theksoi ylli shqiptar.