Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dembele në një podium me legjendat e futbollit? Skenari "i paimagjinueshëm" për sulmuesin e PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
Dembele në një podium me legjendat e futbollit? Skenari "i
Foto ilustrim: Ousmane Dembele - Franz Beckenbauer - Leo Messi - Zinedine Zidane

Një skenar që do ta kishin zili futbollistët më të mirë të botës. Ousmane Dembele mund të shkruajë historinë nëse ia del të “kurorëzohet” kampion në dy prej kompeticioneve më të lakmuara siç janë Champions League dhe Kupa e Botës.

Sulmuesi francez shënoi dy gola me peshë në gjysmëfinale përballë Bayern Munich, paraqitje që i dha kualifikimin drejt finales Paris Saint-Germain, aty ku do të përballet me Arsenalin në Budapest.

Një muaj më vonë, Dembele do të udhëtojë së bashku me Kombëtaren e Francës drejt Botërorit, ku “Gjelat” shfaqen si një prej favoritëve.

Pikërisht, për këto arsye, 28-vjeçari është gati të shtrijë dominimin e tij, duke u futur sërish në garë dhe për trofeun individual të Topit të Artë, çmim të cilin e fitoi dhe edicionin e kaluar.

Më i miri në Europë dhe Botë, Dembele po përjeton një karrierë “ëndrrash” dhe nëse ky skenar rezulton “preçiz”, sulmuesi do të përsëriste të njëjtën ecuri “fotokopje” dhe do të “mburrej” në listën e gjerë ku bëjnë pjesë emrat si Leo Messi, Zinedine Zidane, Franc Beckenbauer, Gerd Muller, Kaka dhe Rivaldo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

 

Poll

Lexo gjithashtu