Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vetëm 10 sekonda larg “lavdisë”, reagimet EPIKE të Ronaldos pasi portieri i Al Nassr “flaku” titullin e tij të parë në Ligën Saudite

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 10 sekonda larg “lavdisë”, reagimet EPIKE të
Cristiano Ronaldo, pamje nga ndeshja Al Nassr - Al Hilal

Në këto momente mund të ishte duke festuar titullin e tij të parë me Al Nassr, por 10 sekondat e fundit rezultuan një “ferr” për Cristiano Ronaldon, i cili shfaqi të gjithë zhgënjimin e tij nga stoli pas përfundimit të sfidës me rezultatin 1-1.

Vendasit po udhëhiqnin me golin e Simakan që prej minutës së 34-të dhe duhej vetëm vërshëllima e fundit e kryesorit për t’u “dendur” në fushën e blertë për festën legjitime, por një “skenar” i tillë mbeti thjesht një “letër e djegur” nga vetë porteri Bento i cili i bëri llogaritë gabim me daljen e tepruar nga porta, duke devijuar një top që përfundoi drejt e në portë në minutën e fundit të shtesës.

Megjithatë, shanset e Al Nassr për të ngritur ende trofeun janë ende aty, pasi momentalisht ata kryesojnë kampionatin në Ligën Saudite me 83 pikë në total, ndaj Ronaldo mund ta hedhë pas krahëve këtë zhgënjim për të shkuar “all-in” në ndeshjet finale.

Poll

Lexo gjithashtu