Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Shoku” nga Kosova sjell efekt të menjëhershëm, kombëtarja rikthen trajnerin që “rrëzoi” ish-kampionët e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
“Shoku” nga Kosova sjell efekt të menjëhershëm,
Vladimir Weiss, trajneri i ri i Sllovakisë

Vladimir Weiss do të jetë trajneri i ri i Sllovakisë, i cili do të udhëheqë kombëtaren drejt kualifikuesve të Europianit 2028.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë federata sllovake, e cila i ka uruar dhe mirë se ardhjen teknikut, i cili rikthehet në stol pas 14 vitesh për të “rimëkëmbur” identitetin e skuadrës.

Weiss shquhet për një stil agresiv të lojës, duke qenë një “fanatik” i sistemit 4-2-3-1, që synon presion të lartë dhe kundërsulmeve të shpejta.

Po ashtu, një tipar i çmuar i tij është dhe karakteri emocional dhe karizmatik, çfarë mund të ndikojë menjëherë në menaxhimin psikologjik të skuadrës. Për këto arsye, vetë federata ka përzgjedhur pikërisht 62-vjeçarin sepse mentaliteti i tij prej fituesi mund të kthejë në “shina” në skuadër me shumë elementë cilësor.

Kujtojmë se Sllovakia ndërpreu rrugëtimin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës, pasi u mposht nga Kosova me rezultatin 3-4, brenda "tempullit" të saj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Slovenský futbalový zväz (@sfzofficial)

Poll

Lexo gjithashtu