Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“90 për qind e lojtarëve mendojnë se janë yje, por...”, Kroos “i heq kapelen" Dembeles pas gjestit me trajnerin Enrique: La fushën dhe nuk foli asnjë fjalë!

Shkruar nga NEWSPORT
“90 për qind e lojtarëve mendojnë se janë yje,
Foto ilustrim: Toni Kross - Dembele - trajneri Luis Enrique

Toni Kross ka mbetur i mahnitur nga sjellja e Ousmane Dembele, pasi trajneri Luis Enrique e zëvendësoi në pjesën e dytë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League përballë Bayern Munich, përfunduar në barazimin 1-1.

Ish-mesfushori i Real Madridit shprehu komentin e tij në një deklaratë të dhënë për “Marca” se nuk është aspak e lehtë të shkosh drejt stolit pasi ke bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke patur dhe statusin si fituesi i “Topit të Artë”, por theksoi se qëndrimi i francezit duhet marrë si shembull për një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve të tjerë.

“Luis Enrique hoqi nga loja Dembelen, lojtarin e tij më të mirë. Minuta e 65-të, Champions League, ndeshja e kthimit dhe askush nuk u mor me justifikime. Ai la fushën, i dha dorën trajnerit dhe u ul në stol duke ndarë gëzimin me shokët e skuadrës. Një shembull për të tjerët.

Shihni pak Dembelen. Si iu bërtetë shokëve të tij për të luftuar, edhe nga stoli. Këtë nuk e bëjnë as 90% të lojtarëve që mendojnë se janë yje. Në vend të kësaj, thjesht bëjnë gjeste të turpshme dhe ulen në stol duke mërmëritur”, ishin fjalët e Kross.

Poll

Lexo gjithashtu