Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga Mario Balotelli te Ernest Muçi, trajneri Sergen Yalçin “mallkim” për Besiktas

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Mario Balotelli te Ernest Muçi, trajneri Sergen Yalçin
Mario Balotelli, Sergen Yalçin dhe Ernest Muçi

Trajneri i Besiktas Sergen Yalçin ka marrë trajtën e “mallkimit” për “Shqiponjat e Stambollit. Para se të merrte drejtimin e Besiktas në vitin 2020, Sergen Yalçin e konsideroi sulmuesin Mario Balotelli si “lojtar pa tru”, por disa kohë më vonë, “pyka” italiane e la të shtangur, teksa luante me ekipin e Adana Demirspor.

Pa u futur në fushë Balotelli, gjigantët e Stambollit po fitonin 3 – 1, por më pas ndryshoi rrjedha e ndeshjes, e mbyllur 3 – 3, ku “Super Mario” ishte protagonist.

Para fillimit të këtij sezoni, Yalçin dha “miratimin” për huazimin e Ernest Muçit. “Profecia” e “timonierit” të Besiktas vazhdoi edhe dje, ku sulmuesi i Shqipërisë i ktheu “reston” ish-trajnerit, golin e fitores për Trabzonspor.         

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Legal Futbol (@legalfutboltr)

Poll

Lexo gjithashtu