Një sfidë e çmendur ka rezultuar ajo mes Al Nassr dhe Al Hilal, në ndeshjen direkte për titullin në Ligën Saudite, për llogari të javës së 33-të, përfunduar në barazimin 1-1.
Edhe pse vendasit po kryesonin përmes golit të shënuar nga mbrojtësi Simakan në minutën e 37-të, një "gafë" e pafalshme e portierit Bento i kushtoi tri pikët skuadrës së Cristiano Ronaldo në shtesën e 8-të nga fundi i pjesës së dytë, duke i shtyrë edhe për pak kohë "festën" sulmuesit portugez për titullin e parë kampion me këtë klub.
Me këtë rezultat, Al Nassr mban vendin e parë me 83 pikë, ndërsa Al Hilal shkon në kuotën e 78 të tillave.
Al Nassr 1-1 Al Hilal (Simakan 37'/ Bento autogol 90'+8)
GOLAT:
Goli i Simakan (Al Nassr 1-0 Al Hilal)
Autogoli i Bentos (Al Nassr 1-1 Al Hilal)
