Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Ka shënuar 22 gola këtë sezon në Angli, sulmuesi shqiptar fiton “dashurinë” e trajnerit gjerman, gati të nisin bisedimet

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ka shënuar 22 gola këtë sezon në Angli, sulmuesi
Lorent Tolaj

Pas një sezoni fantastik me Plymouth në “League One”, liga e tretë për nga rëndësia në futbollin anglez, Lorent Tolaj është gati të ndryshojë ambient. Për shërbimet e 24-vjeçarin, ka shfaqur interesim konkret skuadra e Rangers.

Trajneri i ekipit skocez, Danny Rohl po mendon se në repartin ofensiv duhen shtuar forcat. Atij i pëlqejnë shumë karakteristikat e sulmuesit shqiptar, i cili “njeh” zonën mjaft mirë, por është i fortë si në luftën në ajër edhe poshtë.

Vlera aktuale e Tolajt është 500 mijë euro, ndërsa kontrata e tij me Plymouth përfundon në vitin 2029. Në këto kushte, nuk pritet që klubi anglez ta lërë të lirë futbollistin, për më pak se 4 milionë euro.

Këtë sezon, sulmuesi me origjinë shqiptare ka marrë pjesë në 39 ndeshje, duke shënuar 22 gola e asistuar në 8 të tjerë. Në rang kombëtaresh, ai ka luajtur rishtazi me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, por ende nuk është grumbulluar nga kombëtarja A.

Opsionet e Tolajt janë Kosova dhe Zvicra, por edhe Kombëtarja shqiptare. Sigurisht që ai do të ishte një “armë” e shtuar për cilido ekip që do t’ia dilte ta merrte në “gjirin” e saj, një golashënues të tillë që nuk fal para porte.

 

Poll

Lexo gjithashtu