Jose Mourinho dhe një “ribashkim” me Real Madrid. Kështu kanë përfolur prej kohësh mediat në Spanjë, ku burime brenda klubit konfirmojnë se trajneri portugez ka shanse të mëdha për t’u kthyer në “Santiago Bernabeu”.
Mirëpo, disa deklarata të Mourinhos mund të “zhgënjejnë” tifozët e klubit mbretëror, të cilat vijnë në një moment ku shumë presin “të zezën mbi të bardhë” mes teknikut dhe presidentit Florentino Perez.
“Nuk kam kontaktuar askënd, as me presidentin dhe as Real Madridin. Deri në ndeshjen e fundit do të jetë kështu”, është shprehur 63-vjeçari.
Aktualisht nën kontratë me Benfican, Mourinho kërkon të përqëndrohet në një mbyllje sa më pozitive të këtij sezoni, ndërsa potencoi se për të vënë “pikat mbi i” do të planifikohet java ku secili do të thotë fjalën e fundit për qëndrimin ose jo të “Special One” në Portugali.
???????? José Mourinho ???????? : "???????? ????’???????? ???????????????????? ????????????????????????????, ???????? ???????????????? ???????? ????????????́???????????????????????? ???????? ???????????????? ???????? ???????????????? ???????????????????????? !
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) May 10, 2026
Jusqu’au dernier match, ce sera comme ça !
Après, il y aura une semaine pendant laquelle j’aurai la liberté de parler à qui je… pic.twitter.com/oWWp0Rd1dw
