Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

AEK-u i Strakoshës dhe Pilos kurorëzohet “mbret” në Greqi për herë të 14-të, fitorja përballë rivalit sjell titullin në Athinë

Shkruar nga NEWSPORT
AEK-u i Strakoshës dhe Pilos kurorëzohet “mbret” në
AEK Athens

AEK-u i Athinës, skuadër në të cilën aktivizohen portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilo është shpallur kampione në Superligën greke, pasi mposhtën rivalin direkt për titullin, Panathinaikos me rezultatin 2-1.

Të ndihmuar dhe nga verdikti në Pire mes Olympiacosit dhe Paokut, sfidë e cila përfundoi në barazimin 1-1, AEK ia doli të marrë kryesimin e grupit në kuotën e 70 pikëve, falë Zinit në minutën e 72-të dhe Joao Marios në shtesën e tretë nga fundi i takimit, duke bërë të pavlefshëm golin e shënuar nga Tetteh në minutën e 62-të.

Një titull vërtetë i merituar për skuadrën e futbollistëve shqiptarë, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të vyera për trofeun e 14-të në histori të klubit.

 

Poll

Lexo gjithashtu