Italia do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor përballë Luksemburgut dhe Greqisë. Pas “turpit” që pësuan në finalen e “play-off”-it duke u mposhtur nga Bosnje Hercegovina, në sajë të 11-metërshave.
Me ndryshimin e trajnerit në stol, pas dorëheqjes së Gennaro Gattusos, kanë marrë fund dhe “toleranca” ndaj futbollistëve të kësaj kombëtarje. Me ardhjen e përkohshme të Silvio Baldinit, formacionin do ta përbëjnë kryesisht të rinjtë, të cilët do të marrin minuta dhe do të provohen në këto dy teste.
Këtë vendim, vetë Baldini shprehet se e ka arsyetuar me logjikë, ndaj dhe epoka e “të privilegjuarve” ndalet këtu.
“Meqë kam drejtuar moshat dhe Gattuso e dha dorëheqjen, këto dy ndeshje do të ftoj vetëm lojtarë nga U21. Ky vendim vjen nga logjika dhe jo kurajo. Trajneri i ri që do të vijë pas datës 22 qershor, duhet të di dhe të njihet me nivelin e djemve tanë të rinj.
Nuk ia vlen të bëj bashkë shumë persona, mes të cilëve dhe ata që nuk ia dolën të kualifikonin Italinë në Botëror. Nuk kanë motiv. Duhet të dish kë të zgjedhësh. Këtë ia komunikova dhe presidentit: Pranoj vetëm me këtë kusht, ndaj unë dua të tregoj se kush janë këta djem”, tha Baldini.
