Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ismet Munishi "ia rreh shpatullat" presidentit Perez pas deklaratave të forta, trajneri nuk kursehet: Vetëm njerëzit e mëdhenj flasin kështu!

Shkruar nga NEWSPORT
Ismet Munishi "ia rreh shpatullat" presidentit Perez pas deklaratave
Ismet Munishi - Presidenti i Real Madird, Florentino Perez.

Florentino Perez mbajti një qëndrim të gjatë në një konferencë për mediat, aty ku shprehu komentet për një sërë çështjesh që preknin në mënyrë direkte atë dhe Real Madridin. Ndër to, ishte dhe fakti që klubit, sipas tij, i janë vjedhur 7 tituj të La Ligas, ndërkohë që në kabinetin e skuadrës duhet të ishin 14 të tillë.

Lidhur me deklaratat e Perez, ka zgjedhur të reagojë dhe Ismet Munishi përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook, ku shpërndan një përmbajtje të një faqeje të quajtur "Fakt Futbolli", e cila "shkëput" një prej deklaratave të kreut të Realit, aty ku duket qartë mënyra se si "ia rreh shpatullat".

"Vetëm njerëzit e mëdhenj flasin kështu. Vetëm ata që nuk i llogarisin fare hajdutët dhe dallaveraxhinjtë e futbollit, pavarësisht pasojave", shkruan Munishi në llogarinë e tij. 

Ismet Munishi "ia rreh shpatullat" presidentit Perez pas deklaratave
 

 

Poll

Lexo gjithashtu