Sherri mes dy mesfushorëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde, ishte tema e javës së kaluar në mediat spanjolle. Dy futbollistët u përfshin në një konflikt të ashpër me njëri-tjetrin, duke bërë që uruguajani të përfundonte në spital pas plagëve të marra.
Lidhur me këtë incident të ndodhur brenda klubit, një koment pati dhe nga presidenti Florentino Perez, i cili gjatë një konference për mediat u shpreh se personi që nxorri "në shesh" lajmet është zbuluar, por pa qenë specifik tek emri duke fshehur identitetin.
"E kemi gjetur se kush i nxorri këto informacione. Ai është acaruar sepse do të largohet nga klubi, ndaj e ndërmorri një akt të tillë", u shpreh presidenti Perez.
Më herët, kreu i klubit bëri të ditur se ai do të vazhdojë të qëndrojë për të përmbushur mandatin e tij, ndërsa njoftoi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të zhvillohen më shpejt seç ishte parashikuar.

