Gianni Infantino ka ofruar garancinë absolute lidhur me pjesëmarrjen e Kombëtares së Iranit në Kupën e Botës, e cila do të çelë siparin më 10 qershor të këtij viti në Amerikë.
Presidenti i FIFA-s e ka përsëritur shpesh herë qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje që ka “trazuar” jo pak organizuesit mbi pikëpyetjet e shpeshta të imponuara nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trup, të cilat vunë në dyshim “fluturimin” e kësaj skuadre drejt shteteve ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij turneu global.
Një postim i Infantinos në profilin e tij, që nuk lë shumë vend për koment, tregon “mirë se ardhjen” ndaj Iranit duke i uruar për pjesëmarrjen e katërt të suksesshme, ndërsa njofton datën dhe skuadrat me të cilat do të përballet skuadra e drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei.
View this post on Instagram
