Atletico ka mposhtur në transfertë me rezultatin 1-2 Osasunën, për llogari të javës së 36-të të La Ligas. Miqtë gjetën avantazhin përmes Lookman që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15-të për të çuar të tijët në avantazh.
Pjesa e dytë nis me të njëjtën "kërkesë" nga Atletico që gjen dhe të dytin përmes Sorloth i cili hyri në fushë si zëvendësues për të shënuar në të 71-tën minutë.
Vendasit kujtohen vetëm në minutën e parë të shtesës, para përfundimit të takimit përmes Barjas, i cili shënon thjesht sa për statistikë, pasi koha nuk premtoi për surpriza.
Me këtë rezultat, skuadra e Diego Simeones shkon në kuotën e 66 pikëve dhe afrohet me Villarealin ku diferenca mes tyre ka shkuar në vetëm 3 pikë. Sakaq, Osasuna mbetet e 11-ta në klasifikimin e përgjithshëm me 42 pikë.
Po ashtu, kujtojmë se më herët janë zhvilluar dhe dy sfidat e tjera, ku Levante fitoi me përmbysje po në transfertë përballë Celta Vigos 2-3, ndërsa Betis mposhti në shtëpi 2-1 Elchen, duke siguruar dhe një kualifikim në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi Rayo Vallecano, skuadër në të cilën luan dhe mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu, u kualifikua në finalen e Conference League.
Osasuna 1-2 Atletico Madrid (Barja 90'+1/ Lookmann 15', Sorloth 71')
GOLAT:
Goli i Lookman (Osasuna 0-1 Atletico Madrid)
Goli i Sorloth (Osasuna 0-2 Atletico Madrid)
Goli i Barja (Osasuna 1-2 Atletico Madrid)
