Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci luan shanset e “jetës” përballë Besës, klubi "stimulon" tifozët me postimin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci luan shanset e “jetës” përballë Besës,
Pogradeci

Një shans më shumë, dy hapa larg ngjitjes në “Abissnet Superiore”. Pogradeci luan sot në orën 17:00 përballë Besës së Kavajës, ndeshjen finale të “play-off”-it, e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një mision që daton që prej nisjes së këtij sezoni në Kategorinë e Parë, të cilën liqenorët do tentojnë maksimumin për ta përmbushur si objektiv përballë kavajasve.

Suksesi ndaj Kastriotit me shifrat bindëse 3-0, duket se ka dhënë sinjalet e qarta nga skuadra e Emiljano Çelës, e cila do të jetë pritëse e këtij dueli të radhës e që premton “luftë” të hapur për ambiciet drejt elitës.

Së fundmi, klubi ka zgjedhur “t’i stimulojë” pak tifozët e saj, duke i pyetur se si do të rezultojë fundi i kësaj sfide.

Pogradeci luan shanset e “jetës” përballë Besës,
Postimi i Pogradecit në Instagram

 

 

Poll

Lexo gjithashtu