Sot, në orën 15:00, në stadiumin e Wembleyt do luhet Superkupa e Anglisë apo siç njihet ndryshe Community Shield, njëri ekip vjen si fitues i Premier Ligës e tjetri i Kupës FA.
Në përballje mes tyre do jenë Arsenal dhe Chelsea. Si gjithmone, te Arsenal nuk mund të mungojë kosovari Granit Xhaka, i cili ka fituar besimin e trajnerit duke nisur dhe sot si titullar. Të dy trajnerët kanë disa mungesa për këtë ndeshje.
Te Arsenali ka befasi të mëdha pasi Arsene Wenger ka vendosur të lërë jashtë skuadrës dyshen, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Formacionet Zyrtare:
Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Fabregas, Kante, Alonso; Willian, Batshuayi, Pedro
Arsenal: Cech, Holdin, Mertesacker, Monreal, Elneny, Xhaka, Bellerin, Oxlade-Xhamberlain, Welbeck, Iwobi, Lacazette.
