
Kampionati italian ashtu si në të gjithë botën është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Italia është një nga zonat e prekura nga ky virus, por Federata po mendon të nis aktivitetin në muajin maj.
Një nga presidentët e Serie A që është kundër rifillimit është Massimo Cellino, presidenti i Brescias. Skuadra e tij është pranën rënies nga Kategoria, por ai ka dekaruar se nuk do të lejojë që skuadra e tij të zbresi në fushë në këtë kohë të vështirë nga pandemia e coronavirusit.
“Nuk më bëhet vonë aspak për rënien në Serie B. Nëse duhet që Brescia të bjerë për të shpëtuar futbollin, e bëj direkt nesër në mëngjes.
Duhet të kuptoni që është një situatë shumë e vështirë, Unë për veten time kam frikë të dal edhe në kopshtin e shtëpisë, ndaj nuk mund të nxjerr lojtarët të udhëtojnë nëpër Itali. Për më tepër, pa tifozë futbolli nuk ka pikën e vlerës”, deklaroi Cellino