Kategoria e Dytë do të rikthehet këtë fundjavë të luajë ndeshjet e saj të para për vitin 2026. Skuadrat e kësaj kategorie do të zbresin në fushë për të nisur kështu pjesën e dytë të sezonit.
Tashmë është zbuluar edhe axhenda e javës së 11-të të kampionatit. Kështu ditën e shtunë do të bëjnë mes tyre llogaritë ekipet e grupit A, ndërsa ditën e dielë marrin skenën skuadrat e grupit B.
Më 31 janar do të sfidohen mes tyre Veleçiku – Adriatiku, Luzi – Shiroka, Besëlidhja – Basania, Tërbuni – Sopoti dhe Gramshi – Erzeni. Të gjitha këto sfida do të startojnë në orën 13:00.
Ndërkohë më 1 shkurt do të përballen Tomori – Shkumbini, Devolli – Delvina, Eagle – Partizani B, Këlcyra – Oriku dhe Butrinti – Bylis B. Edhe këto përballje do të luhen paralelisht në orën 13:00.
