Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Si “finale” ndaj Romës, sulmuesi kryesor tremb Milanin  

Shkruar nga NEWSPORT
Si “finale” ndaj Romës, sulmuesi kryesor tremb Milanin  
Pulisic dhe Leao

Edhe pse pati skepticizëm gjatë nisjes së sezonit, skuadra e Milanit po tregon se është në garë për titullin. Pas 21 javësh në Serie A, të besuarit e Max Allegrit grumbullojnë 46 pikë, 3 më pak se Interi kryesues.

Në këtë segment ndeshjesh, kuqezinjtë kanë 13 fitore, 7 barazime dhe vetëm 1 humbje. Sfida e radhës vlerësohet si “finale” për nga rëndësia dhe kundërshtari, karshi Romës në “Olimpico”.

Problemi më i madhe te “Djalli” përkon me gjendjen e sulmuesit kryesor Rafael Leao. Gjatë këtyre ditëve, portugezi ka vuajtur nga shqetësimet në adukator.

Megjithatë, sulmuesi ka punuar i vetëm, ndonëse nuk jep shpresë se mund të jetë në fushë të dielën apo jo. Nëse Leao mungon, do të rezultonte një minues i madh në fazën ofensive të Milanit kundrejt Romës. Diferenca në tabel mes ekipeve në fjalë është vetëm 4 pikë.       

Poll

Lexo gjithashtu