Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FSHF vlerëson fushën dhe dhomën e VAR-it, njihuni me arbitrat e duelit Teuta – Vora (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF vlerëson fushën dhe dhomën e VAR-it, njihuni me arbitrat e
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Teuta dhe Vora do të përballen sot në kuadër të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Vora”, do të nisë në orën 13:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kështu, Olsid Ferataj do të jetë kryesori, ndërsa Marjus Qose dhe Taulant Kasa do të jenë asistentët e tij.

Në rolin e arbitrit të 4-t është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Emanuela Rusta dhe asistenti i tij, Egli Spahiu.

Arbitër kryesor: Olsid Ferataj
Asistent 1: Marjus Qose
Asistent 2: Taulant Kasa
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi
Var: Emanuela Rusta
Avar: Egli Spahiu

Poll

Lexo gjithashtu