Inter luajti kundër Pias, në një duel i cili u mbyll me rezultatin 6-2, në favor të zikalëtrve. Ndeshja u luajt në kuadër të javës së 22-të të Seria A.
Dinamike dhe mjaft e “vrullshme” ishte starti i lojës, kjo pasi në Pisa e merr avancën falë Moreos i cili dhuron skuadrës një dopietë. Gol në minutën e 11-të që u pasua me një tjetër në minutën e 23-të.
Megjithatë një nisje e mirë e cila nuk mjafton, pasi zikaltërit iu kundërpërgjigjën jo vetëm duke balancuar shifrat por edhe duke kryesuar. Protagonistët ishin Zielenski me penalltinë e saktë në minutën e 39-të, Martinez barazon në të 41-tin dhe në minuta shtesë shënon Esposito.
Po nën ritmin e golave vijoi edhe pjesa e dytë pasi Interi shënon edhe 3 gola të tjerë, falë Dimarco Bonny dhe goli i 6 për skuadrën, ai i Mkhitaryan në minutat shtetës të përfunimit të lojës.
Sa i takon renditjes në Seria A, Inter udhëheq kryesimin me 52-pikë ndërsa Pisa është në vendin e fundit me kuotën e 14 pikëve.
