Juventus dhe Manuel Locatelli pritet të bëhen bashkë. Mesfushori italian i Sassolos është pranë marrëveshjes me Juventus për 35 milionë euro. Lojtari dhe bardhezinjtë kanë një akord, me Sassuolon që kërkon shumën e mësipërme për të lënë të lirë lojtarin.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se Zonja do e ofrojë shumën e kërkuar dhe në fundin e kësaj jave Locatelli do prezantohet te bardhezinjtë. Ende nuk është gjetur forma e kalimit të shumës dhe detajet e tjera. Në këtë mënyrë, Allegri pritet të ketë gati mesfushorin, me Pjanic që është gjithmonë e më larg kthimit në Torino.
Poll
