Sylvinho
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”. Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.
Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në “play-off” të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve.
Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Anglinë, në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”.
Poll
