Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Do të rezultonte “tradhtia” më e madhe në Serie A e dekadës pas Calhanoglu, Igli Tare përgatit transferimin e ish-sulmuesit të Interit te Milani

Shkruar nga NEWSPORT
Do të rezultonte “tradhtia” më e madhe në Serie A e
Igli Tare

Trajneri Maximilliano Allegri po vuan në gjetjne e vazhdimësisë në repartin ofensive. Në kushte të tilla, drejtori sportiv i Milanit Igli Tare është vendosur në lëvizje.

Në listë janë disa emra, por më “pikanti” kocidon me ish-sulmuesin e Interit Mauro Icardi. “Pyka” argjentinase nuk është më i paprekshëm te ekipi i Galatasaray, ndërsa ka marrë pozitën e zëvendësuesit të Osimhen në Stamboll.

Fakti që Icardi e njeh mirë Serie A është një shtysë më shumë për bordin e “Djallit”. Objektivi është që 32-vjeçari argjentinas të zbarkojë në “San Siro” si milanist në merkaton e janarit, por asgjë nuk ka konkrete deri në këtë pikë. Nëse “operacioni” ndodh, do të ishte “tradhtia” më e madhe mes rivalëve historik, pas rastit të Calhanoglu.          

Poll

Lexo gjithashtu