Miqësorja e kësaj të premteje mes Milan dhe Virtus Entella, u finalizua me një rezultat 2 me 3. Sfida e cila u luajt në stadiumin “Felice Chinetti” në Solbiate Arno, nëse flasim për nga rëndësia, qëllimi ishte t'i jepej kohë loje disa lojtarëve që po ktheheshin nga lëndimet.
Loja e cila u zhvillua me kohë të plotë i dha mundësi 3 emrave si Pulisic, Estupinan dhe veçanërisht Jasharit. Sa i përket paraqitjes mesfushori me origjinë nga Kosova, Ardon Jashari ka thënë se për të është sa frikë po aq dhe një kënaqësi rikthimi në lojë.
"Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur këtu, veçanërisht pas afatit të gjatë të transferimeve dhe dëmtimit të rëndë. Pas rreth tre muajsh, është mirë të kthehesh në fushë që nga fillimi në një miqësore. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Është gjithmonë pak e vështirë të rikthehesh në lojë pasi ke qenë jashtë për një kohë të gjatë, dhe në fusha si kjo është edhe më e komplikuar, por në fund të fundit më mungoi të luaja futboll. Gjëja më e rëndësishme sot ishte të rizbuloja ato ndjenja, të bëja gjëra të mira me topin, të vrapoja shumë për ekipin. Kjo kishte më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër sot", vijoi 23-vjeçari.
Përveç se Jashari nuk harroi të tregonte mirënjohjen e tij për trajnerin Allegri, theksoi gjithashtu se për të asgjë nuk është më e rëndësishme se fitorja.
"Kjo ndeshje ishte vendimtare për mua që të kthehesha në lojë. E vlerësova shumë, trajneri Allegri dhe shokët e mi të ekipit më ndihmuan. Gjatë dëmtimit mora kaq shumë mesazhe, madje edhe në nivel individual. Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë. Le të shohim se çfarë mund të arrijmë së bashku”, tha ndër të tjera numri 30 i Milan.



