Deklarata e fundit e Antonio Contes është interpretuar si një paralajmërim për një largim nga skuadra e Napolit. E gjitha kjo ka ndodhur pas humbjes së fundit në kampionat, ku napolitanët u mposhtën nga Bologna.
Në lidhje me këto zëra ka folur presidenti i kampionëve në fuqi, Aurelio De Laurentiis, i cili ka shuar zërat për një largim të trajnerit italian.
“Lexova në rrjet fabulën për dorëheqjen e Kontes. I dashuroj rrjetet sociale sepse është një mënyrë bashkëkohore dhe e shpejtë për të shprehur mendimet. Por e dini që mendimet nuk janë gjithmonë të drejta ose që ndahen nga të tjerët.
Unë dhe Conte kemi pasur gjithmonë një lidhje të veçantë. Tifozëve që kanë lexuar disa budallallëqe, u them: Jam krenar që kam përkrah meje, dhe përkrah Napolit dhe lojtarëve, një njeri të vërtetë si Antonio Conte, i aftë të sakrifikojë çdo sekondë të jetës së tij për profesionin e tij, me bujari dhe përkushtim ekstrem. Kjo është garancia më e rëndësishme që mund t’i jepet sot një klubi, lojtarëve dhe tifozëve kërkues si atyre të Napolit”, ka deklaruar Aurelio De Laurentiis.
