Gazetari Mustafa Nano ishte i ftuar në emisionin “Skaner”, MCN, e ku ia shtojë “nuancat” panelit prezenca e ish-trajnerit të kuqezinjve Gianni De Biasi.
Nano fillimisht shprehu konsiderata për lojën që po bën përfaqësuesja jonë, madje më lart se Italia sipas tij dhe më pas është kundërpërgjigjur ndaj De Biasit:
“Jam tifoz me Shqipërinë dhe Italinë. Nuk bëjë pjesë te tifozët e çmendur të Kombëtares. Në situatë normale, unë nuk shikojë Shqipërinë, por Italinë. Me këtë moment që janë kombëbtaret, mes Italisë dhe Shqipërisë, unë zgjedh Shqipërinë. Këta djemë na kanë ngjall shpresat.
Zgjedh Shqipërinë me qejf të madh. Meritat i kanë këta djemë, merita edhe e trajnerit. De Biasi tha se tashmë Kombëtarja ka shumë kualitet, por për mua trajneri është shumë i rëndësishëm, nëse ai nuk është i zoti, atëherë edhe grupi nuk ka për të funksionuar. Nuk duhet t’i mohojmë meritat askujt”.
