Ardon Jashari përballë Virtus Entella
Milan është mposhtur nga Virtus Entella ditën e sotme, në kuadër të një ndeshje miqësore. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 2-3 në favor të ekipit të Serie B.
Në këtë duel u rikthye edhe Ardon Jashari, mesfushori me origjinë shqiptare që u ble në merkaton verore, por nuk pati shumë mundësi. Dalëngadalë, duket se Jashari po lë pas dëmtimin edhe pse sot ishte në “hije” për minutat që ishte në fushë.
Ardon Jashari përballë Virtus Entella
Një “provë” që dështon kështu për Milanin. Kujtojmë se kuqezinjtë do të zbresin në fushë të dielën në kuadër të javës së 12-të të Serie A. Kuqezinjtë do të luajnë derbin e shumëpritur me Interin.
Poll
