Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ivan Juriç nuk bind, Atalanta gati ta zëvendësojë me 41-vjeçarin italian

Shkruar nga NEWSPORT
Ivan Juriç nuk bind, Atalanta gati ta zëvendësojë me
Atalanta

Ish-trajneri i Monzës dhe Fiorentinës, Raffaele Palladino është gati të ulet në pankinën e Atalantës. Kjo pasi klubi nga Begamo ka arritur një marrëveshje me italianin, i cili do të zëvendësojë trajnerin aktual Ivan Jurić.

Pritet qe kontrata e Palladinos të zgjasë deri në vitin 2027, por në procesin e nënshkrimit mungojnë ende disa detaje formale të vogla. Njoftimi zyrtar mund të vijë në ditët në vijim, me 41-vjeçarin gati për të zëvendësuar Jurić.

Sezonin e kaluar Palladino drejtoi Fiorentinën, duke e çuar atë në vendin e 6-të në tabelë me 65 pikë dhe duke arritur në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës.

Poll

Lexo gjithashtu