Fotomontazh/ Edon Zhegrova & Jonathan David kur ishin te Lille - Drejtori Sportiv i Milan, Igli Tare
Jonathan David po mendon seriozisht largimin nga Juventus. Edhe pse është bashkuar me “Zonjën e Vjetër” në merkaton verore që lamë pas, sulmuesi 25-vjeçar nuk është i kënaqur me minutat.
Ai ka marrë pjesë në 14 ndeshje me Juven, një total prej 605 minutash. Ndërkohë që ka shënuar vetëm 1 gol e ka asistuar në 1 tjetër. Kështu, klubet e tjera të Serie A janë gati të përfitojnë nga situata.
Një ndër to është Milan. Igli Tare po monitoron me kujdes situatën e kanadezit, të cilin e pëlqen shumë për sulmin e kuqezinjve. Megjithatë, nuk dihet nëse “operacioni” do të tentohet që në janar, apo do të lihet për merkaton e ardhshme verore.
Poll



