Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Falas për të gjithë tifozët, FSHF jep lajmin e mirë 1 ditë para ndeshjes së Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Falas për të gjithë tifozët, FSHF jep lajmin e mirë 1
Tifozët shqiptarë në Euro 2024

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet nesër në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00, e cila do të transmetohet live në FSHF TV, në platformën “Klani im”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore. Në ndeshjen e nesërme nuk do të jetë në dispozicion Ermir Rashica, i cili ka një ngarkesë muskulare dhe stafi teknik ka vendosur të mos e rrezikojë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 nëntorit ndaj Ukrainës.

Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe ekipi është përqendruar maksimalisht për këtë përballje. Stafi teknik ka punuar me intensitet gjatë ditëve të fundit, duke u fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në përmirësimin e lojës në fazat mbrojtëse e sulmuese.

 

Poll

Lexo gjithashtu