Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Goli i Berishës përballë Vllaznisë, Lorenc Jemini nxjerr “blof” arbitrin Andi Koçi dhe grupin e tij: Ishte i rregullt (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i Berishës përballë Vllaznisë, Lorenc Jemini nxjerr
Fotomontazh/ Andi Koçi, Lorenc Jemini dhe goli i anuluar

Vllaznia – Dinamo ka qenë kryesfida e javës së 11-të të Superiores, duel të cilët shkodranët e fituan 1-0. Megjithatë, goli i anuluar i Bernard Berishës solli “debate” në studion e emisionit “Procesi Sportiv”.

Ish arbitri Lorenc Jemini ka dalë kundër kryesorit të asaj sfide, Andi Koçit dhe grupit të VAR-it. Sipas Jeminit, goli i Dinamos ishte i rregullt, sipas pikave të vendosura nga arbitrat e sistemit VAR dhe se ai gol është anuluar “kot”.

“E gjitha është tek pikat, si vendosen. Mua më duket gol i rregullt fare. Siç e shikoj unë, sepse gjithë diskutimi është ku vendosen pikat, te supi apo te krahu. Këtu duken që janë te krahu. Për mua janë të dy golat e rregullt”, tha Lorenc Jemini, referuar edhe polemikave për golin e Bekim Balajt, i cili u cilësua i rregullt. 

Goli i anuluar

Goli i Vllaznisë

Poll

Lexo gjithashtu